Klienti 1
Shoqëria e Avokatëve GHG është e vendosur në qendër të Prishtinës - perballë Fakultetit Juridik, në rrugën Agim Ramadani, e cila është themeluar nga avokatët Granit Curri, Egzonis Hajdari dhe Skender Gojani. Shoqëria e Avokatëve GHG ofron shërbime juridike dhe konsulencë për persona fizikë dhe juridikë-kompani vendore, biznese ndërkombëtare, banka dhe institucione financiare në fushën e të drejtës civile, penale, pronësore, ekonomike, tatimore, administrative, familjare dhe trashëgimore, pronësisë intelektuale dhe industriale, teknologjisë informative (IT Law), sportive, marrëdhënies së punës, kompensimit të dëmit, kontraktore, arbitrazhit, etj. Çdo trajtim i rastit bëhet me përkushtim dhe profesionalizem të lartë të avokatëve në bashkëpunim me ekipin e shoqërisë duke përmbushur pritshmëritë e klientëve.
Shoqëria e Avokatëve GHG ka për qellim ofrimin e shërbimeve juridike dhe konsulencë për klientët e saj duke trajtuar rastet me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Përcjellja e ndryshimeve dhe zhvillimeve në fushën e drejtësisë, me qëllim të arritjes së rezultateve dhe përmbushjes së pritshmërive të klientëve, konsiderohet misioni ynë kryesor.
Granit Curri ka lindur në Istog dhe jeton në Prishtinë, ai ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2004. Ai ofron shërbime juridike si për klientët vendor ashtu edhe për ata të huaj në fusha të ndryshme të së drejtës, veçanërisht në të drejtën civile, marka tregtare, pronësinë intelektuale etj, në kuadër të shoqërisë së avokatëve “Avokatura GHG”, në të cilën është themelues dhe partner aktiv. Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze. Z. Curri mbanë gradën Master i shkencave juridike civile nga Universiteti i Prishtinës.
Egzonis Hajdari ka lindur dhe jeton në Prishtinë, ka përfunduar studimet në nivelin Bachelor (BA) dhe Master (LL.M.) në Universitetin e Prishtinës. Studimet e doktoratës (PhD) në të drejtën private i ka përfunduar në Universiteti Marmara - Turqi në vitin 2019. Ai ofron shërbime juridike si për klientët vendor ashtu edhe për ata të huaj në fusha të ndryshme të së drejtës, veçanërisht në të drejtën tregtare, të drejtën pronësore, të drejtën bankare dhe financiare etj, në kuadër të shoqërisë së avokatëve “Avokatura GHG”, në të cilën është themelues dhe partner aktiv. Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe turke.
Skender Gojani ka lindur në Gjakovë dhe jeton në Prishtinë. Ka përfunduar studimet në nivelin Bachelor (BA) dhe Master (MA) në Prishtinë. Studimet e doktoratës (PhD) i ka përfunduar në Universitetin Evropian të Tiranës (UET) në fushën e të drejtës civile. Ofron shërbime juridike në fusha të ndryshme të së drejtës, veçanërisht në të drejtën e detyrimeve, arbitrazhit, e drejta e punës, etj, në kuadër të shoqërisë së avokatëve “Avokatura GHG” në të cilën është themelues dhe partner aktiv.
Klienti 1
Klienti 2
Klienti 3